Mesazh nga Erdogan pas fitores së Turqisë ndaj Kosovës
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas kualifikimit të Kombëtares turke në Kupën e Botës, pasi mposhti Kosovën në finalen e playoff-it. Në një mesazh urimi, ai përgëzoi futbollistët për këtë sukses, duke theksuar se Turqia rikthehet në Botëror pas 24 vjetësh. Erdogan uroi ekipin kombëtar, duke shtuar se ata do të përfaqësojnë vendin në skenën më të madhe të futbollit botëror. Ai gjithashtu u uroi suksese në fazën e grupeve, ku Turqia do të përballet me Australinë, Paraguain dhe SHBA-në. Presidenti turk shprehu besim të plotë se lojtarët do të vazhdojnë me rezultate pozitive dhe do ta bëjnë kombin krenar edhe në Kupën e Botës, duke e përmbyllur mesazhin me përgëzime dhe mbështetje për ekipin.
Burimi:
ntv.al