Mes vërshëllimash të shumta, Real Madrid bën detyrën në “Bernabeu”. Vendosin Mbappe dhe Asencio (video)
17 Janar 2026 16:01 Telesport Real Madrid ka fituar 2-0 ndaj Levante në “Santiago Bernabeu”, për javën e 20-të në La Liga. Fillimi i ndeshjes por edhe gjatë saj pati vërshëllima të shumta për disa nga yjet e Real Madrid, sa herë që ata kapnin topin si Vinicius Junior, Bellingham dhe Valverde. Po ashtu pati thirrje të shumta dhe kundër presidentit Florentino Perez. Ndër emrat e vetëm ndaj të cilit nuk pati vërshëllima ishte Kylian Mbappe. Përsa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Sfida u zhbllokua në minutën e 58-të, ku Kylian Mbappe u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë francezi pai u pengua në zonë. Në minutën e 65-të, Arda Guler...
Burimi:
telesport.al