Merren vendimet e rëndësishme në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, miratohen edhe raportet

Merren vendimet e rëndësishme në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, miratohen edhe raportet

Në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, përveç zgjedhjes së Presidentit dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme, delegatët votuan edhe për disa çështje të tjera të rëndësishme në rendin e ditës. Sipas procedurës, Presidenti Armand Duka ftoi kryetaren e Komisionit të Verifikimit, znj. Rozeta Shira, për të raportuar mbi vlefshmërinë e mbledhjes. Ajo deklaroi se nga 48 delegatë gjithsej, në Asamble ishin të pranishëm të 48 delegatët e klubeve dhe shoqatave anëtare, duke konfirmuar kuorumin e plotë. Gjithashtu u theksua se thirrja e Asamblesë është kryer në përputhje me Statutin dhe Rregulloren përkatëse, brenda afateve të përcaktuara, të paktën 30 ditë përpara zhvillimit të saj. Komisioni i Verifikimit konstatoi zyrtarisht se procesi ishte zhvilluar në përputhje...