Merr fund “përralla” Bodo/Glimt, Sporting Lisbon bën përmbysjen e madhe dhe shkon në çerekfinale (video)

Merr fund “përralla” Bodo/Glimt, Sporting Lisbon bën përmbysjen e madhe dhe shkon në çerekfinale (video)

Sporting Lisbon është çerekfinalisti i parë i këtij sezoni në Champions League. Portugezët kanë mundur 5-0 Bodo/Glimt pas 120 minutave lojë dhe kanë siguruar kështu biletën për më tej. Ndeshja e parë ishte mbyllur 3-0 në favor të norvegjezëve, me të njëjtin rezultat u mbyll edhe koha e rregullt sot në Lisbon. Portugezët gjetën avantazhin në minutën e 34-të, falë golit të Gonçalo Inacio. Qendërmbrojtësi shënoi me kokë, pas krosimit nga këndi të Trincao. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Sporting. Në pjesën e dytë, portugezët shënuan edhe dy herë të tjera. Në minutën e 61-të, pas një pasimi të mrekullueshëm të Catamo dhe asistit të Luis Suarez, ishte Pedro Goncalves që dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 77-të, ishte Luis Suarez që shënoi...