Merkatoja e janarit, kush shpenzoi më shumë? Para Serie A, vetëm Premier League

Merkatoja e janarit, kush shpenzoi më shumë? Para Serie A, vetëm Premier League

3 Shkurt 2026 12:51 Alfred Lleshi Të hënën në mbrëmje u mbyll, pothuajse në të gjithë botën, merkatoja dimërore e transferimeve 2026, ndaj është koha për bilance dhe renditje. Cili kampionat shpenzoi më shumë në janar? Përgjigjja është e pritshme. Edhe këtë vit, Premier League u konfirmua si kampionati më i pasur në botë, duke shpenzuar mbi 450 milionë euro. Klubi që investoi më shumë ishte Manchester City i Guardiolës, i cili për të sjellë në Manchester lojtarë si Semenyo dhe blerje të tjera shpenzoi gati 100 milionë euro. Surpriza është se pas Premier League vjen Serie A, në vendin e dytë me mbi 240 milionë euro investime, dukshëm përpara kampionateve të tjera kryesore europiane dhe edhe atij arab. Ky i fundit, gjatë këtij muaji...