Merkato po afron, por 4 klube shqiptare s’i lë FIFA të bëjnë lëvizje

Merkato po afron, por 4 klube shqiptare s’i lë FIFA të bëjnë lëvizje

Merkatoja e dimrit hapet zyrtarisht më 1 janar 2026 dhe për shumë skuadra ajo përfaqëson shpresën e fundit për të ndryshuar rrjedhën e sezonit, për të arritur objektivat ose për të shpëtuar një edicion që po shkon keq. Megjithatë, jo të gjitha klubet e kanë rrugën e hapur për të kryer lëvizje në tregun e futbollistëve. Shumë prej tyre janë të bllokuara nga FIFA për shkak të detyrimeve financiare të pashlyera nga e kaluara, duke e kthyer merkaton e janarit në një mision tepër të vështirë. Skuadra me merkato të bllokuar gjenden në të tria nivelet e futbollit shqiptar: Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë. Në Superiore, situata më e ndërlikuar paraqitet te Vllaznia. Klubi shkodran ka katër çështje të hapura në...