Merkato e varfër dimërore? Aspak, madje ka surpriza. Ja sa shpenzuan ligat kryesore europiane
4 Shkurt 2026 8:21 Alfred Lleshi Parmbrëmë u mbyll në mbarë botën dritarja dimërore e merkatos 2026, ndaj tani është koha për bilance. Cili kampionat shpenzoi më shumë në janar? Përgjigjja është e pritshme: edhe këtë vit Premier League u konfirmua si kampionati më i pasur në botë, me mbi 450 milionë euro shpenzime. Skuadra që investoi më shumë ishte Manchester City i Guardiolës, që për të marrlë Semenyo dhe afrimet e tjera shpenzoi pothuajse 100 milionë euro. Surpriza qëndron pas Premier League. Në vendin e dytë renditet Serie A, me mbi 240 milionë euro të investuara, dukshëm përpara kampionateve të tjera kryesore europiane, madje edhe atij arab. Ky i fundit, në këtë muaj negociatash, rezultoi në mënyrë të pazakontë mjaft “i qetë”, me “vetëm”...
Burimi:
telesport.al