Merkato e Lazio-s bën të lumtur Elsejd Hysajn, tani bëhet i padiskutueshëm
Klubi i Lacios ka bërë pak lëvizje në hyrje dhe dalje gjatë merkatos së janarit. Por lëvizjet që kanë bërë, i kanë shkuar shumë për shtat Elseid Hysajt. Largimi i lojtarëve të vjetër dhe afrimi i atyre me moshë nën 23-vjeç, ka bërë që të hapen vende në listën e ekipit për pjesën e dytë të sezonit për futbollistë që ishin lënë jashtë në pjesën e parë të tij, siç i ndodh Hysajt që në muajin nëntor pas dëmtimit me Kombëtaren shqiptare. Kësisoj, Lacio tashmë ka përfshirë në listë si Hysajn, ashtu edhe Dele-Bashiru të cilët ishin lënë jashtë më parë, për të plotësuar radhët, duke bërë që futbollistët të jenë pjesë e ekipit deri në mbyllje të këtij sezoni, në dispozicion të trajnerit Sarri....
Burimi:
ntv.al