Merkato e kuqezinjve, Stiven Shpendi në “radarët” e tre klubeve italiane
Adriatik BALLA Në kampionatin italian luan kontigjenti kryesor i përfaqësueses tonë kuqezi. Kjo pasi lojtarët shqiptarë janë përshtatur mirë me klubet italiane, por nga ana tjetër është fakt se në akademitë e shumë klubeve në Itali ka me qindra futbollistë shqiptarë, lojtarë që janë formuar dhe rritur në këto klube por që mund të japin kontribut në radhët e Shqipërisë. Mes tyre janë edhe vëllezërit Stiven dhe Kristjan Shpendi, që kanë luajtur në klubet e Serisë B, por tani kanë oferta nga klube elitare italiane. Kështu, sipas mediave, Stiven Shpendi pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në ditët e ardhshme të merkatos italiane. Sulmuesi shqiptar i Empolit vazhdon të ndiqet nga disa klube, ndërsa Kaljari shihet aktualisht si skuadra që mund të...
Burimi:
sot.com.al