Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

Shumë futbollistë të Kombëtares shqiptare ndryshuan skuadër në merkaton e janarit. Transferimi më i bujshëm ishte ai i Kristjan Asllanit, nga Torino te skuadra e Besiktashit, me bekimin e Interit që zotëron kartonin e mesfushorit kuqezi. Pas një muaji me lajme të shumta, zyrtarizimi i tij erdhi vetëm një ditë para fundit të merkatos. Po ashtu, në Turqi u rikthye Rei Manaj, pasi mbylli aventurën e tij me skuadrën e Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi vendosi ta vazhdojë karrierën te Sivaspori. Anis Mehmeti vendosi të largohej nga Bristol City për të luajtur me Ipswich Town, klub që ka synime të qarta për ngjitjen në Premier Ligë këtë sezon. Mbrojtësi Klisman Cake u transferua nga Shkëndija e Tetovës drejt kampionatit rus, për të...