Mercedes shkëlqen në Melburn, Russell siguron “pole position”, Verstappen i 20-ti pas aksidentit

Mercedes shkëlqen në Melburn, Russell siguron “pole position”, Verstappen i 20-ti pas aksidentit

7 Mars 2026 8:06 Telesport Makina Mercedes ka shkëlqyer sot në provat zyrtare të zhvilluara në pistën e Melburn, pasi të dy pilotët e saj dhanë kohën më të shpejtë dhe do ta nisin garën e parë sezonale të Formula 1 nga vija e parë. George Russell ishte më i shpejti në pistë, duke siguruar “pole position”. Britaniku dha kohën 1’18”518, duke lënë pas me gati tri të dhjetat shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli. Dy makinat Mercedes dueluan mes tyre për “pole”, pasi rivalët ishin shumë pas. I treti u rendit Isack Hadjar me Red Bull, por ishte 7 të dhjetat më i avashtë se Russell. Në vendin e katërt u rendit Ferrari i Charles Leclerc, që la pas dy makinat McLaren. Australiani...