Mercedes dominon provat zyrtare për garën sprint, Norris lë pas dy makinat Ferrari

Mercedes dominon provat zyrtare për garën sprint, Norris lë pas dy makinat Ferrari

13 Mars 2026 9:59 Telesport Në Kinë janë zhvilluar sot paradite provat zyrtare të vlefshme për garën sprint që do të zhvillohet mëngjesin e së shtunës. Piloti britanik George Russell dha kohën më të shpejtë me makinën Mercedes, 1’31”520. Ashtu si një javë më parë në Australi, i dyti u rendit shoku i tij i skuadrës, italiani Kimi Antonelli, çka konfirmon se makina gjermane është e pakapshme këtë fillimsezoni. Në vendin e tretë u klasifikua McLaren i Lando Norris. Kampioni i botës ishte gjysmë sekondi më i avashtë se Russell. Në vendin e katërt ndodhet Ferrari i Lewis Hamilton dhe pas tij Oscar Piastri me McLaren (i pesti) e Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari (vendi i gjashtë). Vetëm i teti Max Verstappen me Red...