“Menduam se kishte arrest kardiak”! Mjeku i Partizanit flet për rastin e Sembene: Hera e dytë pas Dëamena-s, kishte hipotermi

“Menduam se kishte arrest kardiak”! Mjeku i Partizanit flet për rastin e Sembene: Hera e dytë pas Dëamena-s, kishte hipotermi

Sembene humbi ndenjat në fushën e lojës gjatë takimit mes Partizanit dhe Elbasanit. Një skenë e frikshme, por për fatin e mirë me ndërhyrjen e shpejt të stafit mjekësor, lojtari u përmirësua dhe shkoi koshient në ambulancë. I ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”, mjeku i Partizanit, Ergys Rexha, ka treguar më shumë për rastin. “Kemi përjetuar një skenë të tillë para dy vitesh ku Dëamena humbi jetën, ka qenë ndeshja Partizani-Egnatia. Ne ishim në pankinë pasi sollëm Buxhelajn dy minuta para se të binte Sembene. Arbitri na dha sinjalin që Sembene ishte pa ndjenja, menduam menjëherë për një arrest kardiak. Morëm të gjitha pajiset dhe pas ndihmës së parë Sembene u përmed dhe shkoi në ambulancë në gjendje konshiente. Ishte thjesht...