Medvedev triumfon në turneun e Dubai, korr suksesin e 23-të në karrierën e tij
28 Shkurt 2026 20:30 Telesport Falë tërheqjes së holandezit Tallon Griekspoor, e cila u njoftua para se të merrte pjesë të shtunën në finalen e turneut të Dubait (ATP-500), tenisti rus Daniil Medvedev shpallet fitues i këtij eventi në Lindjen e Mesme. Ky është suksesi i tij i dytë në këtë turne, pas atij të vitit 2023, trofeu nr.23 në karrierë. Tërheqja e Griekspoor, që deri dje kishte bërë një paraqitje të mirë, erdhi për shkak të një dëmtimi në gjysmëfinale. Për Medvedev, ky është titulli i dytë i këtij viti, pas atij që fitoi në Brisbane në janar. Tashmë rusi synon një vend në “top-10” më të mirët, pasi është vetëm 45 pikë këtij pozicioni, duke treguar një formë të mirë këtë vit.
Burimi:
telesport.al