“Me zemër në Prishtinë”, Presidenti Begaj “bekon” Kosovën para finales së madhe

“Me zemër në Prishtinë”, Presidenti Begaj “bekon” Kosovën para finales së madhe

Kosova do të presë në shtëpi Turqinë, në finalen e Play off të Botërorit. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka uruar suksese dardanëve, në këtë mbrëmje shumë të rëndësishme. “Me zemër në Prishtinë. Forca, Kosovë!”- Shkruan Presidenti Begaj. Në Kosovë për të ndjekur ndeshjen nga stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të ketë shumë personalitete të larta edhe të Shqipërisë. Sfida nis në orën 20.45.