“Me siguri, së shpejti do të ketë një projekt të madh për Alonso dhe stafin e tij”

“Me siguri, së shpejti do të ketë një projekt të madh për Alonso dhe stafin e tij”

Hansi Flick pati fjalë vlerësimi për Xabi Alonson, pas shkarkimit të tij si trajner i Real Madrid. Gjermani, që ruan një marrëdhënie të mirë profesionale me teknikun bask, shmangu gjykimin e vendimit të klubit madrilen, por theksoi vështirësinë e punës së trajnerit në futbollin e elitës. “Te Real Madridi kanë vepruar kështu, por nuk është puna ime dhe nuk dua të flas për këtë, – tha Flick, përpara se të shpjegonte lidhjen me Alonso: – Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Xabi, u njohëm në Leverkusen kur unë isha trajner i kombëtares dhe kemi qenë në kontakt”. Flick nënvizoi se situata të tilla janë pjesë e natyrshme e futbollit profesionist: “Puna e trajnerit është shumë e ndërlikuar, ne kemi shumë përgjegjësi. Shkarkimi dhe largimi...