Më shumë zi se bardhë…; Juve i humbi të gjitha objektivat në shkurtin e tmerrshëm

Më shumë zi se bardhë…; Juve i humbi të gjitha objektivat në shkurtin e tmerrshëm

Juventusi është eliminuar para 1/8-ve finale, në tri edicione radhazi të Champions League, çka ndodh për herë të parë në historinë e klubit. Ky fakt tregon qartë sa shumë zhgënjim ka mbizotëruar në “Allianz Stadium”, ku u desh të shihnin një fitore të pavlerë për kalimin në turin tjetër të Champions League. Megjithatë, pas përfundimit të merkatos së janarit, muaji shkurt i Juventusit nisi mirë me fitoren 4-1 ndaj Parmës. Po pas kësaj? Një trend shumë më i zi sesa i bardhë, i cili filloi me humbjen dhe eliminimin nga Kupa e Italisë (3-0 ndaj Atalantës), një nga objektivat sezonale që u zhduk. Pas barazimit 2-2 me Lazion, erdhi një tjetër humbje e dhimbshme 3-2 në “San Siro”, me polemika të pafund ndaj Interit. Pastaj,...