Më shumë “armëpushim” se marrëveshje, çfarë fshihet vërtet pas akordit UEFA-Real Madrid?!

Më shumë “armëpushim” se marrëveshje, çfarë fshihet vërtet pas akordit UEFA-Real Madrid?!

13 Shkurt 2026 13:40 Alfred Lleshi Është më shumë një “armëpushim” sesa marrëveshje. Ajo e firmosur pak ditë më parë mes Real Madridit dhe UEFA-s, pas muajsh kërcënimesh dhe veprimesh ligjore, mbyll përplasjen mes organizmit të futbollit europian dhe klubit më të madh e më të pasur. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se përpjekjet për të ndryshuar të ardhmen e kompeticioneve janë zhdukur. “Armët” mbeten mbi tavolinë, sidomos pas vendimeve të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së që theksuan abuzimin me pozitën dominuese të UEFA-s. Florentino Pérez kishte paralajmëruar një kërkesë dëmshpërblimi prej 4.5 miliardë eurosh. Superliga Europiane ka vdekur në formatin e vitit 2021, por kompania A22 u riorganizua, duke propozuar një turne me promovime e rënie dhe zhvendosur fokusin te menaxhimi i të...