Me mendjen te Barcelona dhe një pjesë të yjeve në stol, Atletico i jep tre pikë të arta Sevilla-s (video)
Sevilla ka gjetur fitoren në La Liga, pas pesë javëve, pasi mundi sot 2-1 Atletico Madridin, në sfidën e luajtur në “Ramon Sánchez Pizjuan”, e vlefshme për javën e 31-të në La Liga. Me mendjen te ndeshja e kthimit ndaj Barcelonës në çerekfinalet e Champions League, Diego Simeone kishte lënë në stol disa nga yjet e ekipit. Sfida u zhbllokua që në minutën e 10-të, nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë. Akor Adams tregohet i saktë nga 11 metrat. Në minutën e 35-të, Atletico do të barazonte shifrat me Javier Bonar, i cili shënoi me kokë pas krosimit të Julio Diaz. Javier Bonar është vetëm 20 vjeç dhe kjo ishte ndeshja e tij debutuese në La Liga me ekipin e...
Burimi:
telesport.al