Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
“Më ka ardhur shumë edhe vetbesimi”! Armando Broja lë pas makthet e dëmtimeve: Tani jam gati dhe i fuqishëm, jam stil tjetër sulmuesi
Armando Broja ka zhvilluar një ndeshje fantastike kundër Neëcastle dhe u përzgjodh në formacionin e javës së Premier League, pavarësisht asaj humbje 1-3. Sulmuesi ndieu pak shqetësime në fundin e ndeshjes, por nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar pasi sic thotë edhe vetë lojtari ndihet shumë mirë. Në një intervistë të fundit për faqjen e Burnley, Broja ka treguar se ka ndryshuar shumë në krahasim me më parë. “Kur kam luajtur për herë të parë, është e lodhshme sepse e di sesa kërkuese është Premier League. është shumë e vështirë për çdo lojtar, është kampionat shumë fizik dhe është shumë e vështirë që të mbash ritmin në çdo ndeshje që të kesh vazhdueshmëri. Prandaj mora pak kohë që të ndërtohesha ashtu si duhej fizikisht, u...