Me Joao Felix nuk pati sukses, Atletico Madrid 100 milionë euro për yllin anglez
15 Mars 2026 18:56 Telesport Atletico Madrid pritet të jetë shumë aktive gjatë merkatos së verës. “Colchoneros” kanë disa objektivë në merkato, ku padyshim synimi kryesor është të forcohet sulmi, duke qenë se Antoine Griezmann do të largohet drejt MLS-së në fund të këtij sezoni. Mediet spnjolle zbulojnë se një nga emrat që Atletico Madrid synon të transferojë është edhe Mason Greenwood, anglezi po shkëlqen tek Olimpique Marseille, ku ka shënaur 25 gola në të gjitha garat dhe ka dhënë 7 asiste. Forma e mrekullueshme e 24-vjeçarit ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Atletico Madridit. Duke qenë se sulmuesi anglez është nën kontratë deri në vitin 2029, largimi i tij nga Olimpique Marseille nuk do të jetë aspak i...
Burimi:
telesport.al