“Me gjithë respektin e duhur”, ish-portieri i Polonisë flet para ndeshjes kundër Shqipërisë: Do na reflektojë keq nëse…
Ish-portieri i Polonisë, Jerzi Dudek ka dhënë një intervistë për “Super Express” ku komentoi përballjen e sotme me Shqipërinë në Varshavë. Heroi i ndeshjes kur Liverpuli fitoi Championsin ndaj Milanit, deklaroi se kombëtarja polake duhet të dominojë kundërshtarin e saj. “Nuk mendoj se ndeshja kundër Shqipërisë mund të shkojë në një mënyrë ku ne mbështetemi te forma e portierit. E kuptoj që ai do të priste një ose dy gjuajtje në momente vendimtare. Megjithatë, ne duhet ta kemi topin dhe ta diktojmë lojën. Nëse portieri është heroi i ndeshjes, kjo do të na reflektojë keq. Me gjithë respektin për Shqipërinë “, tha ai. Kjo deklaratë vjen për shkak gardiani Lukasz Skorupski është i dëmtuar dhe se zëvendësuesi i tij pritet të jetë Kamil Grabara.
Burimi:
sot.com.al