“Më e pakta që mund të bënte”; Georgina jo fort e impresionuar nga unaza 3 milionë dollarëshe e CR7?

“Më e pakta që mund të bënte”; Georgina jo fort e impresionuar nga unaza 3 milionë dollarëshe e CR7?

Georgina Rodriguez ka ndarë mendimet e saj pas fejesës me Cristiano Ronaldon. Futbollisti portugez, 40 vjeç, i propozoi modeles argjentino-spanjolle, 31 vjeçe, me një unazë fejese prej 30 karatësh, me vlerë rreth 3 milionë dollarë në muajin gusht, pas një lidhjeje 9-vjeçare. Në një intervistë për “ELLE Spain”, Georgina bëri shaka duke thënë se një unazë e tillë ishte “më e pakta që mund të bënte” pas kaq shumë vitesh pritjeje. “Është e mrekullueshme. Është më e pakta që mund të më ofronte pas 10 vitesh pritjeje (qesh). E vërteta është se, kur më propozoi, unaza ishte gjëja e fundit që më shkonte në mendje, – tha ajo. – M’u desh shumë kohë ta përpunoj emocionin gjigant që më dhuroi. U trondita aq shumë sa...