Mbyllet faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, ja 4 ekipet që avancojnë në gjysmëfinalet play off

Mbyllet faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, ja 4 ekipet që avancojnë në gjysmëfinalet play off

Janë luajtur takimet e raundit të gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, duke përcaktuar edhe katër ekipet gjysmëfinaliste. Dy ekipet e para të secilit grup kanë avancvuar më tej. Në Grupin A, ekipi i Pogradecit e mbylli në krye, i pamposhtur deri më tani, duke mundur 3-0 Partizanin në shtëpinë e tij (25-14, 25.11, 25-19). Po 3-0 fiton edhe Skënderbeu i vendit të dytë, që në Farkë mposhti 3-0 Korabin (25-13, 25-15, 25-13). Në Grupin B, skuadra e Tiranës mposhti 3-0 në Durrës rivalet e Teutës (25-16, 25-22, 25-12) dhe u klasifikua në vendin e parë. Një biletë në gjysmëfinale, duke u renditur i dyti, siguroi edhe Dinamo, që mposhti 3-0 (25-7, 25-13, 25-15) Vllazninë....