Mbyllet edicioni i tretë i turneut “Futsal Junior”, fiton KP Junior që mundi Tiranën

Mbyllet edicioni i tretë i turneut “Futsal Junior”, fiton KP Junior që mundi Tiranën

Federata Shqiptare e Futbollit vijon të organizojë aktivitete të shumta për fëmijë në mënyrë që të thithë sa më shumë elementë të rinj e premtues që seleksionohen nga teknikët e saj. Ndërkohë, ditën e djeshme, turneu “Futsal Junior” uli siparin e edicionit të tretë me zhvillimin e turneut për grupmoshën U-9, që u mbajt këtë fundjavë. Ky edicion u vlerësua si një organizim tejet i suksesshëm, që për tre javë radhazi mblodhi me qindra fëmijë në parketin e sallës “Feti Borova”, duke krijuar një atmosferë feste dhe sportive. Kjo fundjavë iu dedikua grupmoshës U-9, ku 16 ekipe fëmijësh garuan dhe u argëtuan, duke vijuar misionin për nxitjen e pjesëmarrjes masive dhe kultivimin e dashurisë për futbollin që në moshë të vogël. Pas zhvillimit të ndeshjeve...