Mbyllet beteja ligjore, Kylian Mbappe fiton ndaj Paris Saint-Germain! Sa do të arkëtojë sulmuesi
Gjyqi mes Kylian Mbappé dhe Paris Saint-Germain është mbyllur, pasi klubi francez vendosi të mos e apelojë vendimin e fundit gjyqësor. Pas një beteje ligjore që zgjati 18 muaj, PSG ka pranuar të paguajë shumën prej 63 milionë eurosh ndaj sulmuesit aktual të Real Madridit. Kjo shumë mbulon pagat dhe bonuset e prapambetura nga sezoni i tij i fundit në Paris, të cilat klubi refuzonte t’i paguante me pretendimin se lojtari kishte hequr dorë prej tyre. Gjykata e Punës në Paris i dha të drejtë 27-vjeçarit, duke konstatuar se klubi nuk paraqiti asnjë provë të shkruar për heqjen dorë nga këto detyrime. Edhe pse PSG vazhdon t’i quajë pretendimet e lojtarit të rreme, zyrtarisht deklaruan se po veprojnë me përgjegjshmëri për të mbyllur këtë proces...
Burimi:
javanews.al