Mbrojtje pasive dhe sulm steril, Allegri ka gati lëvizjet e radhës për të ndryshuar Milan

Mbrojtje pasive dhe sulm steril, Allegri ka gati lëvizjet e radhës për të ndryshuar Milan

Pas barazimit 1-1 ndaj Fiorentina, trajneri i Milan, Massimiliano Allegri, i hapi derën idesë për një ndryshim të mundshëm të formacionit për të ardhmen. I nxitur edhe nga pasiviteti i mbrojtjes në ndeshjet e fundit, që ka ngadalësuar ecurinë e kuqezinjve, trajneri po sheh mundësi të reja. “Deri më tani, kemi marrë rezultate me një formacion 3-5-2, por varet edhe se si po luajnë lojtarët. Duke pasur parasysh karakteristikat e tyre, mund të luash edhe me një sistem të ndryshëm. Ne gjithashtu provuam mbrojtjen me katër lojtarë kundër Genoa”, tha Allegri. Me ardhjen e Fullkrug, opsionet e Allegri në sulm janë shtuar, duke sjellë edhe ndryshimin e formacionit për të luftuar sterilitetin ofensiv. Treshja sulmuese do të ishte e përshtatshme sepse Fullkrug di si të...