Mbrojtësit e Kombëtares probleme me dëmtimet, shqetësohet trajneri Silvinjo
Adriatik BALLA Kombëtarja do të luajë në mars ndaj Polonisë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off” për finalet e Kupës së Botës, një ndeshje thuajse vendimtare për kualifikim në Botëror. Por kjo nuk do të jetëe lehtë. Trajneri Silvinjo dhe ndihmësit e tij e dinë shumë mirë këtë. Të gjitha skuadrat shkojnë tëpërgatitura në këtë fazë dhe me objektiva madhore. Për më tepër kuqezinjtë nuk shihen favoritëpër kualifikim. Ndërkohë, me kalimin e ditëve trajneri Silvinjo ka të drejtë të shqetësohet për gjendjen e disa lojtarëve, të cilët kanë dëmtime dhe nuk po kalojnë momente të mira. Situata duket disi e sikletshme për qendërmbrojtësin Berat Gjimshiti që u dëmtua dy herë brenda njëmuaji, për Kumbullën që s’po kap dot formacionin, për Ismajlin që dha shenja dëmtimi nëndeshjen...
Burimi:
sot.com.al