Mbrëmje spektakolare për Ernest Muçin, gol i bukur dhe asist për fitoren e Trabzonsporit

Mbrëmje spektakolare për Ernest Muçin, gol i bukur dhe asist për fitoren e Trabzonsporit

Ernest Muçi ka përjetuar një tjetër mbrëmje të jashtëzakonshme me fanellën e Trabzonsporit, duke qenë protagonist absolut në fitoren 3-0 ndaj Fetijesporit, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë të Kupës së Turqisë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare vulosi suksesin e skuadrës së tij me një gol dhe një asist, duke konfirmuar momentin fantastik që po kalon. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 69-të nga vetë Muçi, i cili realizoi një gol të mrekullueshëm me një goditje të fuqishme nga jashtë zone. Topi u ndal në rrjetë, ndërsa portieri kundërshtar mbeti i palëvizur. Performanca e tij nuk u ndal me kaq, pasi dhjetë minuta më vonë, në minutën e 79-të, mesfushori ofensiv shërbeu asistin perfekt për golin e tretë, duke mbyllur përfundimisht llogaritë e sfidës. Në...