Mblidhet KE i FSHF / Zgjidhen dy zv. Presidentët, miratohet fushata promovuese për fanellat e reja dhe Fan Zone për ndeshjen ndaj Polonisë

Mblidhet KE i FSHF / Zgjidhen dy zv. Presidentët, miratohet fushata promovuese për fanellat e reja dhe Fan Zone për ndeshjen ndaj Polonisë

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e parë pas Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, Komiteti zgjodhi Zëvendës Presidentë për katërvjeçarin e ardhshëm, Lufti Nuriun dhe Geri Çipin. Gjithashtu, FSHF do të prezantojë së shpejti fanellat e reja të Kombëtares A. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë me fanellat e reja në ndeshjen historike të Play-Off-it ndaj Polonisë. Komiteti Ekzekutiv miratoi realizimin e një fushate promovuese që do të shoqërojë këtë moment me rëndësi sportive dhe emocionuese. Aktiviteti parashikon realizimin e një spoti televiziv, i shoqëruar me promovim në rrjetet sociale dhe kanale të tjera, me qëllim rritjen e ekspozimit të Kombëtares dhe përforcimin e lidhjes me tifozët. Po ashtu, Komiteti Ekzekutiv miratoi organizimin e një...