Mbi 10 mijë tifozë kuqezi aplikuan për biletë, por polakët kanë rezervuar vetëm 3 mijë bileta për shqiptarët

Mbi 10 mijë tifozë kuqezi aplikuan për biletë, por polakët kanë rezervuar vetëm 3 mijë bileta për shqiptarët

Adriatik BALLA Me afrimin e ditës së ndeshjes me Poloninë, entuziazmi në kampin kuqezi është i lartë dhe kërkesa për të pasur një biletë shumë e madhe. Në një atmosferë të tillë duket se lojtarët e përfaqësueses nuk do të jenë pa mbështetje edhe në Poloni. Në fakt, interesi i tifozëve shqiptarë ka qenë i jashtëzakonshëm për ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për gjysmëfinalen “play-off” të Kupës së Botës 2026. Në më pak se 48 orë nga hapja e procesit të aplikimit për bileta, më shumë se 10 mijë kërkesa janë regjistruar për të siguruar një vend në stadiumin e Varshavës për sfidën e 26 marsit. Procesi i aplikimit, i hapur që prej ditës së hënë, parashikon një përzgjedhje rastësore të fituesve. Sipas...