Mbi 10 mijë kërkesa për të qenë në Varshavë, vetëm 3000 tifozë të Kombëtares në stadium për Poloni – Shqipëri
Interesi i tifozëve shqiptarë ka qenë i jashtëzakonshëm për ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026. Në më pak se 48 orë nga hapja e procesit të aplikimit për bileta, rreth 10 mijë kërkesa janë regjistruar për të siguruar një vend në stadiumin e Varshavës për sfidën e 26 marsit. Procesi i aplikimit, i hapur që prej ditës së hënë, parashikon një përzgjedhje rastësore të fituesve. Sipas asaj që mësohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, afro 5 mijë aplikantë kanë kërkuar nga dy bileta (në total afro 10 mijë bileta), duke rritur ndjeshëm konkurrencën për një vend në tribunë. Megjithatë, numri i tifozëve shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadium mbetet i kufizuar. Në përputhje...
Burimi:
sot.com.al