Mbappé-Vini, dyshja e paprekshme e Arbeloa. Shifrat nuk lënë vend për dyshim
Kylian Mbappé dhe Vinicius Junior janë kthyer në një dyshe sulmuese plotësisht e paprekshme për Álvaro Arbeloa. Në 7 ndeshjet zyrtare që ka drejtuar ekipin e parë (përjashto të djeshmen, ku Vinicius mungoi prej kartonëve), mes La Liga-s, Champions League dhe Kupës së Mbretit, trajneri ka bërë rotacione, por kurrë nuk ka hequr dorë nga dy yjet e tij në sulm. Francezi dhe braziliani po luajnë gjithçka, ndryshe nga periudha e shkurtër e Xabi Alonso. Pas disfatës 3-2 në Albacete më 14 janar, Mbappé dhe Vinicius nuk kanë humbur asnjë minutë. Ata i kanë luajtur të plota ndeshjet e La Liga-s kundër Levante, Villarreal dhe Rayo Vallecano, si edhe ato të Champions-it ndaj Monaco dhe Benfica. Mbappé ka shënuar 9 gola, 3 me penallti, ndërsa Vinicius...
Burimi:
telesport.al