Mbappé për shkarkimin e Xabi Alonso: Nuk do të bëj budallain, sigurisht që ndodhin gjëra
Largimi i Xabi Alonso nga pankina e Real Madridit ishte një nga temat kryesore në konferencën e Kylian Mbappé. Fillimisht, sulmuesi mohoi që trajneri u shkarkua për probleme me lojtarët, por më pas pranoi se “diçka ka ndodhur”: “Nuk do të bëj budallain. Sigurisht që ndodhin gjëra. Më ka ndodhur në Paris dhe në Madrid, ndodh në të gjitha klubet e mëdha. Ka shumë gjëra që thuhen dhe në fund nuk janë të vërteta. Ne duhet t’i pranojmë dhe të flasim në fushë”. Ai konfirmoi se ka folur me Xabi Alonso ditën e largimit: “Doja ta mbështesja, sepse nuk është e lehtë. Nuk më takon mua të gjykoj nëse shkarkimi ishte i drejtë apo jo”. Mbappé theksoi respektin për vendimin e klubit dhe mbështetjen për trajnerin...
Burimi:
telesport.al