Mbappé pa pikë mëshire ndaj Al-Khelaifi, merr çdo qindarkë detyrim nga PSG-ja

Mbappé pa pikë mëshire ndaj Al-Khelaifi, merr çdo qindarkë detyrim nga PSG-ja

20 Shkurt 2026 11:01 Alfred Lleshi Marrëveshja mes Real Madridit, UEFA dhe “European Football Clubs” përfundoi luftën mes Florentino Pérez dhe Nasser Al-Khelaifi, por konflikti mes PSG dhe Kylian Mbappé vazhdon, me zgjidhjen e mundshme që kalon përmes fitimit ekonomik të sulmuesit francez ndaj ish-klubit të tij. Sipas “L’Equipe”, PSG ka paguar 4 nga 6 milionë euro që i duhej Mbappé në kuadër të procesit gjyqësor mes palëve. Procesi nisi pas transferimit të Mbappé te Real Madridi, verën 2024. Al-Khelaifi pretendonte se lojtari kishte shkelur kontratën, ndërsa Mbappé kërkonte pagesën e parashikuar në marrëveshje. Në fund të dhjetorit 2025, Këshilli Social i Parisit e detyroi PSG t’i paguante 60.9 milionë euro ish-sulmuesit të vet. PSG pretendon se diferenca vjen nga kontributet e pagave, por burime pranë...