Mbappé i zemëruar me arbitrat: Çfarë kllounësh jeni, dua shpjegime…

Mbappé i zemëruar me arbitrat: Çfarë kllounësh jeni, dua shpjegime…

9 Shkurt 2026 12:01 Alfred Lleshi Kylian Mbappé ishte protagonist i madh i fitores së Real Madridit ndaj Valencias, por një episod para fundit të pjesës së parë nxiti debate. Sulmuesi francez u ndalua për pozicion jashtë loje pas topit të marrë nga një pasim gabim i mbrojtjes kundërshtare. Duke u kthyer në dhomat e zhveshjes, Mbappé iu drejtua gjyqtarit të katërt: “Si mund të jem jashtë loje? Kam nevojë për një shpjegim”. Gjyqtari i përgjigjet: “Duket e ekzagjeruar në kamera, më vjen keq, diskutojmë brenda”. Mbappé iu përgjigj: “Ok, të shkojmë brenda dhe më shpjego, sepse nuk kuptoj”. Në tunelin që çon në zhveshtore, Mbappé vazhdoi: “Më thua të flas dhe nuk më sheh në sy… Më thua diskutojmë brenda dhe unë jam këtu,...