Mbappe i barazoi rekordin unik te Real Madrid, Cristiano Ronaldo i kthen përgjigje francezit

Mbappe i barazoi rekordin unik te Real Madrid, Cristiano Ronaldo i kthen përgjigje francezit

21 Dhjetor 2025 18:51 Telesport Real Madrid fitoi mbrëmë në “Santiago Bernabeu” 2-0 ndaj Sevilla, me golat e Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe. Me golin e shënuar mbrëmë, Kylian Mbappe barazoi rekordin unik të Cristiano Ronaldo me 59 gola të shënuar gjatë një viti kalendarik me fanellën e Real Madridit. Në përfundim të ndeshjes, Mbappe reagoi me një postim në rrjetet sociale me mbishkrimin “Besoni në ëndrrat tuaja. Respekt i madh për Cristianon” dhe i bëri tagg yllit portugez. Nuk vonoi reagimi nga Cristiano Ronaldo, i cili komentoi me dy emoji, që nuk kanë nevojë për shpjegim.