Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Mbappé “fryn qirinjtë”, vetëm dy gola larg historisë me Real Madridin
20 Dhjetor 2025 13:31 Alfred Lleshi Kylian Mbappé ka një ndeshje tjetër përpara se të mbyllë vitin 2025, në “Santiago Bernabéu” kundër Sevilla. Një sfidë që shkon përtej të qetësuarit të ujërave për Xabi Alonso. Francezi, që sot feston 27-vjetorin e lindjes, ka mundësinë të barazojë rekordin e CR7 si golashënuesi më i mirë i klubit të bardhë në një vit kalendarik (59 gola nga CR7 më 2013). Një dopietë e Mbappé do ta çonte shifrën në 60 gola të tij këtë vit. Më 2025, Mbappé ka 58 gola në 58 ndeshje, ndërsa këtë sezon ka shënuar 28 gola dhe 5 asistime në 23 ndeshje. Në La Liga kryeson me 17 gola në 17 ndeshje dhe në Champions me 9 gola në 5 ndeshje. Ai...