Mbappé flet si lider: Fishkëllimat për Vinícius? Nëse ka, duhet të jenë për të gjithë
19 Janar 2026 14:18 Alfred Lleshi Kylian Mbappé ka marrë përgjegjësinë si lider në prag të sfidës së Champions League kundër Monaco, klubit që e lançoi në futbollin europian. Sulmuesi i Real Madridit e hapi konferencën me një mesazh për viktimat e aksidentit hekurudhor në Córdoba: “Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli. Mendimi im shkon për familjet që kanë humbur dikë”. Më pas foli për ndeshjen: “Monaco nuk është në momentin e saj më të mirë, por mbetet skuadër konkurruese. Duhet të jemi agresivë. Në ‘Bernabéu’, në Champions, kemi një avantazh”. Tema kryesore ishin fishkëllimat e tifozëve dhe rasti Vinícius Jr.: “I kuptoj. Edhe unë, si tifoz, kam fishkëllyer. Megjithatë, nëse fishkëllehet, duhet të jetë për gjithë skuadrën. Nuk ka kuptim të fajësohet vetëm...
Burimi:
telesport.al