Mbappé bën “avokatin e Vinicius, ia thotë në sy Prestiannit: Je një racist i ndyrë…

Mbappé bën “avokatin e Vinicius, ia thotë në sy Prestiannit: Je një racist i ndyrë…

18 Shkurt 2026 8:25 Alfred Lleshi Akuza shumë të forta nga Kylian Mbappé ndaj Prestiannit. Sulmuesi francez, që ndodhej pranë episodit mes lojtarit argjentinas dhe Vinicius, reagoi ashpër: “Je një racist i ndyrë! Je një racist i ndyrë!” Duke e përsëritur disa here këtë, ai u kap nga kamerat e “Movistar+” në stadiumin “Da Luz”. Arbitri aktivizoi protokollin kundër racizmit, ndërsa Vinicius u ul në stol duke refuzuar të rikthehej menjëherë në fushë. Sipas Aurélien Tchouaméni: “Nuk mund të ndodhë kjo. Vini na tha se djali e quajti ‘majmun’. Ai pretendon se nuk kishte thënë asgjë. Vini kërkoi të vazhdonim lojën”. Mbappé shtoi: “Duhet të japim shembull për fëmijët që na shohin. Ka gjëra që nuk mund t’i pranojmë. Nuk kam asgjë kundër Benfica apo...