Mbahen homazhet për Ismet Bellovën, legjenda e mikrofonit sportiv përcillet për në banesën e fundit

Mbahen homazhet për Ismet Bellovën, legjenda e mikrofonit sportiv përcillet për në banesën e fundit

Janë mbajtur sot homazhet në nderim të Ismet Bellovës, zërit legjender komentimit të ndeshjeve të futbollit që u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 91-vjeçare. Pas homazheve, ai është përcjellë për në banesën e fundit. Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës është një humbje e madhe për sportin dhe median shqiptare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te brezat që edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën dhe te historia e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi.