Matthäus sulmon Vinicius dhe Real Madridin: Vetëm ankohen, mungesë respekti ndaj të tjerëve
Lothar Matthäus, legjendë dhe ish-drejtues i Bayern Munich, kritikoi Vinicius para çerekfinales së Champions League ndaj Real Madridit. “Vinicius është, padyshim, një lojtar i madh, por provokon pa pushim. Kur dikush e ndalon me kontakt të rregullt, ai vetëm ankohet dhe qan”, – tha Matthäus për “Sky Sports”. Legjenda gjermane nuk i kurseu kritikat për Real Madridin, duke përmendur bojkotin e tyre ndaj gala-s së “Topit të Artë” 2024, ku fitues u shpall spanjolli Rodri, ndërkohë që Vinicius ishte favorit: “Rodri u zgjodh dhe ata thanë: Është e padrejtë. Duhej të fitonte një nga tanët (Vinicius). Ne e bojkotuam’. Kjo nuk bëhet për respekt ndaj kundërshtarit, ekipeve të tjera dhe lojtarëve”. Për ndeshjen kundër Real Madridit, 65-vjeçari vlerësoi sulmin e Bayernit me Luis Díaz, Harry Kane...
Burimi:
telesport.al