Masa sigurie në stadiumin e Vlorës, ja njoftimi i Policisë në prag të ndeshjes Flamurtari-Elbasani

Masa sigurie në stadiumin e Vlorës, ja njoftimi i Policisë në prag të ndeshjes Flamurtari-Elbasani

Dueli Flamurtari-Elbasani pritet të dhurojë emocione të forta sot, po ashtu janë marrë edhe masa të forta nga policia.“Njoftohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë parkuar mjetet në parkimin pranë Pallatit të Sportit në Vlorë, se për shkak të zhvillimit të ndeshjes së futbollit Flamurtari – Elbasani, kërkohet që të gjitha automjetet të largohen nga ky parkim”, thuhet në njoftimin zyrtar. Dhe më tej shpjegohet se:“Kjo masë merret për arsye sigurie, pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes mund të ketë grumbullime të tifozëve dhe përplasje tifozerish, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mundshme ndaj automjeteve të parkuara”. Policia apelon për qytetarë e tifozë që të shmangin çdo problem dhe të zbatojnë udhëzimet.“Lutemi që të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë largimin e automjeteve sa...