Martinelli: Jam gati ta zëvendësoj Raphinha në të djathtë, ja ku ndryshon Ancelotti nga Arteta

Martinelli: Jam gati ta zëvendësoj Raphinha në të djathtë, ja ku ndryshon Ancelotti nga Arteta

23 Qershor 2026 14:28 Alfred Lleshi Gabriel Martinelli është gati ta ndihmojë trajnerin e Brazilit, Carlo Ancelotti, duke luajtur aty ku ka nevojë skuadra, pas mungesës së Raphinha. Sulmuesi i Arsenalit siguroi se nuk e ka problem të luajë në krahun e djathtë, rol që e ka mbuluar shpesh në Angli, edhe pse preferon krahun e majtë. “Jemi të trishtuar për atë që i ndodhi Rafa, por Brazili ka shumë lojtarë cilësorë. Preferoj të luaj në të majtë, por shumë herë tek Arsenali kam luajtur edhe në të djathtë. E bëra edhe ndaj Francës në miqësoren këtu në SHBA. Vendimi i takon trajnerit”, – tha Martinelli. Sulmuesi foli edhe për Neymar, i cili ka përshpejtuar rikuperimin e tij: “Është në një nivel të lartë, e...