Martinelli i pandalshëm, Arsenal me fitore bindëse në FA Cup (video)

Martinelli i pandalshëm, Arsenal me fitore bindëse në FA Cup (video)

Arsenal ka bërë detyrën duke fituar 1-4 në transfertën ndaj Portsmouth dhe ka kaluar në raundin tjetër të FA Cup. Vendasit e nisën në mënyrë perfekte takimin, duke gjetur golin pas 3 minutave të para. Pas një aksioni të shpejtë dhe pritjes së parë të Kepa Arrizabalaga, ishte Colby Bishop, ai që dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, reagimi i “Topçinjve” ishte i menjëhershëm, duke përmbysur shifrat brenda pjesës së parë. Fillimisht, londinezët barazuan shifrat në minutën e 8-të, falë një autogoli, pas një goditjeje këndi. Në minutën e 25-të, Noni Madueke kroson nga këndi, Gabriel Martinelli dërgon me kokë topin në rrjetë. Në fund të pjesës së parë, Noni Madueke gabon nga penalltia, duke humbur shansin e madh për të gjëtur golin e tretë. Pjesa...