Marotta: Gara e titullit, jo vetëm me Milanin. Merkatoja? Nuk kishte asgjë për t’u riparuar…

Marotta: Gara e titullit, jo vetëm me Milanin. Merkatoja? Nuk kishte asgjë për t’u riparuar…

5 Shkurt 2026 8:18 Alfred Lleshi Ndeshja me Cremonese është mbyllur, por presidenti i Interit, Beppe Marotta, dënoi sërish hedhjen e fishekzjarrit që shpërtheu pranë Emil Audero: “Akti i Kremonës është i pakuptimtë, plotësisht kundër vlerave të sportit. Këta janë delinkuentë që do të dënohen nga drejtësia; ne do të mbrohemi në rrugë ligjore. Është një faqe që duam ta mbyllim, sepse tifozët e Interit nuk janë të kësaj natyre”. Më pas foli për garën e titullit: “Milani, favorit me më pak ndeshje? Dueli nuk është vetëm me kuqezinjtë, janë një grup skuadrash që synojnë maksimumin. Po shkojmë drejt një futbolli me stres më të madh fizik e mendor. Të kesh vetëm kampionatin është avantazh. Ne jemi mësuar me shumë ndeshje. Sezonin e kaluar luajtëm...