Maroku shpallet fitues i Kupës së Afrikës, CAF penalizon Senegalin
Maroku është shpallur fitues i Kupës së Afrikës 2025, pasi Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) rrëzoi rezultatin e finales pas largimit të diskutueshëm të Senegalit nga fusha. Senegali kishte fituar 1-0 ndaj Marokut në finalen e 18 janarit, në një ndeshje që u shoqërua me polemika, pasi lojtarët senegalezë refuzuan të vazhdonin lojën kur vendasve iu akordua një penallti në minutat shtesë, ndërsa rezultati ishte 0-0. Pas një ndërprerjeje rreth 17 minuta, lojtarët u rikthyen në fushë dhe penalltia e Brahim Diaz u prit, ndërsa më pas Pape Gueye i Senegalit shënoi golin e fitores në kohën shtesë. Megjithatë, ky rezultat tashmë është rrëzuar pas një vendimi nga bordi i apelimit i organit drejtues të futbollit afrikan. Në një deklaratë, CAF bëri të ditur se...
Burimi:
opinion.al