Markizio kritikon sulmin e Juventusit: Zhegrova dhe Konseisao nuk po shënojnë, po mungon cilësia e tyre
Klaudio Markizio ka komentuar eleminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve. Ish-mesfushori italian ka thënë për “Prime Video” se bardhezinjtë çalojnë në sulm. Ai ka veçuar Jëlldizin, ndërsa nga Zhegrova, Konseisao dhe Dejvidi pret shumë herë në tepër. “Por le të shohim golashënuesit. Sonte, përveç performancës së shkëlqyer të Jëlldizit, cilësia e Konseisaos, Dejvidit dhe Zhegrovës mungonte në sulm dhe ata nuk po shënojnë asnjë gol të rëndësishëm. Juves i mungon shumë sulmi tani”, është shprehur Klaudio Markizio./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com