Mario Baloteli kthehet të luajë, sulmuesi firmos kontratën me klubin e ri

Mario Baloteli kthehet të luajë, sulmuesi firmos kontratën me klubin e ri

Mario Baloteli ka vendosur të kthehet në fushat e lojës dhe ndonëse ka luajtur vetëm 6 ndeshje në një vit e gjysmë, është gati për një aventurë të re. Sulmuesi i njohur italian, këtë radhë i është bashkuar klubit të Al Itifaq në Arabinë Saudite, duke zgjedhur këtë eksperiencë në kampionatin saudit. Dhe duket se nuk do të jetë një kontratë afatshkurtër për 35-vjeçarin. Sulmuesi raportohet se ka firmosur për dy vite e gjysmë me klubin saudit, i cili pret ta prezantojë në Dubai më datë 10 janar. Baloteli gjatë karrierës së tij ka luajtur për disa klube të njohura në Europë dhe kjo është eksperienca e tij e parë jashtë saj. Ai kishte marrë edhe më parë oferta nga Arabia Saudite, por i kishte...