“Marca” vlerëson me notë të lartë Muriqin, kurse Jashari i thur elozhe Alegrit

“Marca” vlerëson me notë të lartë Muriqin, kurse Jashari i thur elozhe Alegrit

Adriatik BALLA Vedat Muriqi është “pirat”, ai është lojtari më i rëndësishëm i Majorkës, të paktën statistikat e konfirmojnë këtë. “Në të gjithë Evropën ai është lojtari në të cilin mbështetet ekipi më së shumti kur çështja është për shënimin e golave”. Kështu e nis shkrimin e gjatë mediumi i njohur spanjoll “Marca” për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, të cilin e paraqet si njërin prej sulmuesve më të mirë në botë. Megjithatë, Majorka është në garë për mbijetesë, teksa të enjten ka bërë ndryshim edhe në udhëheqje të ekipit. Vendin e Jagoba Arrasates, që vite më parë e udhëhoqi Majorkën drejt finales së Kupës së Mbretit, e ka zënë argjentinasi Martin Demikelis. Demikelis më herët ka luajtur tek Atletiko Madridi, Malaga e Espanjoli në...